Shefi i shërbimit sekret britanik: Ushtarët rusë refuzojnë urdhrat e Putinit, janë pa armë dhe pa moral

0
21

Këshilltarët e Vladimir Putinit janë të frikësuar t’ia thonë të vërtetën për përparimin e pushtimit të tij në Ukrainë, tha kreu i agjencisë britanike të spiunazhit, Jeremy Fleming.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në një fjalim të rrallë publik gjatë një vizite në Australi, ai tha se Putin “kishte mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë së tij, duke pritur një fitore të shpejtë”.

“Ne kemi parë ushtarë rusë – pa armë dhe moral – duke refuzuar të zbatojnë urdhrat, duke sabotuar pajisjet e tyre dhe madje duke rrëzuar aksidentalisht avionët e tyre”, tha ai.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5