Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSHBA - KSHA: Maqedonia të bëhet konfederatë. Engell: Propozim që duhet analizuar!

SHBA – KSHA: Maqedonia të bëhet konfederatë. Engell: Propozim që duhet analizuar!

SHBA – KSHA: Maqedonia të bëhet konfederatë. Engell: Propozim që duhet analizuar!

Këshilli shqiptaro-amerikan i përfaqësuar nga z.Haxhi Dauti dhe Kalosh Sela mori pjesë në takimin me kongresmenin amerikan z.Elliot Engell që u mbajt më 5 Janar të këtij viti në Nju Jork. Ky takim i cili u realizua me iniciativë të z.Ilir Fundo dhe disa veprimtarëve të tjerë, tuboi bashkë në Bronx (NY) përfaqësues nga disa organizata më të mëdha të komunitetit shqiptar në SHBA si dhe emra të njohur aktiv në politikë si z.Mark Gjonaj që ishte moderator i këtij takimi.

Tema e takimit ishte “Situata aktuale e shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zi”. Diskutimi ishte i gjatë dhe përfaqësuesit ishin të ndarë për kërkesat dhe prioritet që parashtruan para z.Engell tashmë i zgjedhur si kryetar i komisionit për politikë të jashtme.

Një ndër propozim-kërkesat e cila u cilësua interesante edhe nga vetë z.Engell ishte ajo e KSHA (Këshillit shqiptaro-amerikan) e cila u parashtrua nga kryetari i saj z.Haxhi Dauti. “Maqedoni të bëhet konfederatë, kjo siguron barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, garanton paqe dhe zhvillim ekonomik të vendit” tha z.Dauti para të pranishmive.

-Maqedonia të egzistojë si shtet por të administrohet në dy pjesë!
A. Shqiptare
B. Maqedonase.

Kështu funksionojnë 60 shtetet në botën demokratike dhe një shembull konkret është Belgjika. Kjo nuk paraqet ndonjë risi ose kërkesë të re por është në frymën e Marrveshjes së Ohrit e nënshkruar dhe pranuar nga gjitha palët dhe e garantuar nga SHBA.

Fatkeqsisht kjo marrveshje nuk u respektua nga qeveritë e Maqedonisë dhe sot akoma bisedohet për gjuhën dhe për çështje të tjera që duhej të kiahin përfunduar që në vitin 2001.” tha Haxhi Dauti.

Kongresmeni amerikan Elliot Engell tha se kjo çështje duhet të analizohet, duke mos e përjashtuar atë si mundësi madje duke e cilësuar si interesante.

Edhe pse paraprakisht përfaqësuesit shqiptarë u morën vesh për një rregull në komunikim me z.Engell, situata ndryshoi dhe u ndikua nga fjalimet individuale të cilat siç duket nuk kënaqën një pjesë të pjesmarrësve duke i shtyrë ato të reagojnë dhe plotësojnë njëri tjetrin lidhur me problemet dhe nevojën për mbëahtetje nga SHBA që kanë shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi. (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments