Wednesday, December 7, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniShaqiri:Ali Ahmeti ka gisht në vrasjen e Harun Aliut

Shaqiri:Ali Ahmeti ka gisht në vrasjen e Harun Aliut

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, ka theksuar se prej se ka ardhe ne pushtet nje parti antishqiptare në Maqedoni, kemi nje situatë mjaft të rende.

Komandant Hoxha këto komente i ka bere  ne emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në Rrokum TV.

Shaqiri ka theksuar se popullit shqiptar ju kanë bere edhe shumë të keqija në kurriz të partive shqiptare.

Ai ka theksuar se ne  Maqedoni në menyrë klasike mafioze eshte reketu qytetari, duke shtuar  se Gruevski po tenton te kontrolloj gjithcka.

Sipas tij, prej pergjimeve të Zoran Zaev po priten qe te zbulohen shume procese.

Ai ka theksuar se Ali Ahmeti ka gisht në vrasjen e Harun Aliut.

Komandant Hoxha ka theksuar se ai prej 2008 ka mbetë në mal në Tanushë, duke shtuar se ju ka kufizuar edhe liria. Ai tha se ka qene Ali Ahmeti qe ka tradhëtuar.

Shaqiri tha se eshte  mbush kupa dhe prej pergjimeve, do te dalin turpe të medha si nga maqedonët ashtu edhe nga shqiptarët.

Xhezair Shaqiri mes tjerash tha se duhet pritë qe maqedonët  ti pastrojne  hesapet mes veti e shqiptarët duhet me u ba unik, duke shtuar se Maqedonia eshte drejt nje eskalimi-u shpreh Xhezair Shaqiri

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments