Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShaqiri takon Nurën: Marrëdhëniet me diasporën janë të rëndësishme, investojmë në arsimin...

Shaqiri takon Nurën: Marrëdhëniet me diasporën janë të rëndësishme, investojmë në arsimin e fëmijëve të mërgimtarëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në arsimimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, sepse marrëdhëniet me diasporën janë të rëndësishme për ne në ndërtimin e shtetit stabil dhe ekonomikisht të prosperuar. Kështu ka theksuar ministri Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Emigracionit Izmit Nura, i cili u fokusua në arsimin fillor.

“Arsimi i të rinjve është veçanërisht i rëndësishëm për ne. Biseduam për sigurimin e mësimdhënësve nga vendi ynë për të mësuar fëmijët e mërgimtarëve. Në kuadër të kompetencave ligjore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion i përkrah kërkesat që na vijnë nga mjediset ku jetojnë qytetarët tanë dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Shaqiri.

Në takim u diskutua edhe për nevojën e informimit të publikut për aktivitetet në këtë planë , si dhe nevojën për materiale mësimore dhe lektura.

Zëvendës drejtori Nura theksoi se Agjencia e Emigracionit, në realizimin e planeve dhe programeve strategjike, bashkëpunon me disa institucione, mes tyre edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ndër të tjera, ai informoi për punëtorinë virtuale të dedikuar për mësim-dhënësit që japin mësim në emigracion, e mbajtur në fillim të vitit shkollor 2021/2022, ku u prezantua plan-programi i ri i përgatitur nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments