Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovë“Serbia po i mobilizon rezervistët serbë në Kosovë”, e thotë zv/ministri i...

“Serbia po i mobilizon rezervistët serbë në Kosovë”, e thotë zv/ministri i mbrotjes (VIDEO)

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se kanë informacione të sigurta se Serbia është duke i ftuar për mobilizim rezervistët serbë në Kosovë, që të jenë të gatshëm për një konflikt eventual.

Syla tha se Serbia këtë mobilizim po e bën për të krijuar një panik një situatë që mund të ndikojë në aspektin psikologjik.

“Kemi të dhëna të sigurta që janë ftuar serbët e Kosovës, që kanë shtetësi edhe të Serbisë, që të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen thirrjes dhe të jetë i gatshëm për mobilizim”, tha Syla për RTV Dukagjini.

“Kemi shënime për individë me emër e mbiemër dhe adresë. Sepse ata individë në të kaluarën kanë qenë pjesë rezervë e forcave serbe. Tani ata i kanë të shënuar në listat e tyre, pavarësisht nëse ata tani jetojnë këtu, apo jashtë Kosovës”, tha ai.

Syla tha se pikërisht për shkak të rrezikut që i kanoset Kosovës nga Serbia, është krijuar Fondi i Sigurisë.

“Ne jemi duke u përgatitur dhe duke pasur gjendjen në një mobilizim të plotë të gjithë mekanizmit të sigurisë”, tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments