Saturday, October 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSelim Iljazi, letër të hapur Kryeministrit Zoran Zaev

Selim Iljazi, letër të hapur Kryeministrit Zoran Zaev

Shkruan: Selim Iljazi (Struga Ekspres)
Letër të hapur Kryeministrit Zoran Zaev

Kryeministër i Republikës së Maqedonis Veriore z.Zoran Zaev, me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes, reagoj në emrin timë personal.
Duke u mbështetur në situatën e rënd ekonomike , politike dhe kulturore në Republikën tonë me një gjendje ekonomike të keqe dhe të pa shpresë, vendosa t’u drejtohem, sepse koha po tregon paaftësinë tuaj vepruese si udhëheqëse shteti me pasuesit e juaja qeveritar. Sot populli i Maqedonis së Veriut ,qeveria institucionet e saj kanë humbur trendin politik për çka janë mandatuar, po edhe me fajin e popullit që ju dhanë votën në zgjedhjet elektorale, më në fund s’dihet ma kush është zot shtëpie, të zhytur në korrupsion, kriminalitet dhe vjedhje!.Ka kohë që kam menduar t‘ju drejtohem me një letër të hapur, ngase shpresat , durimi dhe pritja e gjatë dhe e stërgjatë skadojë, pa as edhe një shpresë që situata do të përmirësohet në të mirën, fillimisht të popullit që jeton në Maqedonin e Veriut.
Shkas-motiv i kësaj letre të hapur është premtimi juaj para zgjedhjeve parlamentare.
Nuk është për ta ulur kokën sot pran jush, që ia vratë popullit shpresën për të jetua në Maqedonin Veriore. Nuk mund ta ulim kokën pranë intrigantëve qeveritar, kur edhe një rruge nuk i latë popullit për një shpresë, që Maqedonia e Veriut do të bëjë progres në interesin e qytetarit. Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që keqpërdori vlerat dhe institucionet tona duke i lejuar lloj lloj LGBT-ja, me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime siç ishte rasti i fundit.
Shtrohet pyetja a me i ruajt dhitë ju votoj populli juve Kryeministër i Maqedonis së Veriut?
Me shpërnguljen e popullatës nga Maqedonia e Veriut çfar planesh doni të realizoni? Kryeministër z. Zoran Zaev. Në këtë rast sa vjen e rritet akoma pakënaqësia duke konsideruar se në këtë vend nuk po vjen askush me investua. Në Maqedonin e Veriut, vrasja e shpresës kryhet pa zhurmë, ajo nuk bën bujë në media, por ajo arrin të trondisë familjarët, fiset, shoqërinë, vendin etj. Të çfarëdolloj kombësie qofshin, sot ka njerëz që vrapojnë të largohen prej këti vendi. Në dritën e fundit të shpresës, përpiqen me forma të ligjshme e të paligjshme, sa më parë të ikin prej këti pushteti të korruptuar.
Qeveria asnjëherë nuk u ka kërkua llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udheheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Maqedonis së Veriut. Dhe një ditë nuk duhet të çuditeni, kur të detyroheni ta pranojni falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka në këtë vend. Jemi shtet pa model, pa emër institucional. As pluralizëm politik, as anarki e plotë, as diktaturë tërësore, as autoritarizëm, aristokraci jo e jo, demokraci është të fyesh emrin e përdorur kur mendon se çfarë pushteti kemi. Me një fjalë jemi në një model shteti të pathënë.
z.Zoran Zaev, zgjidhja e të gjitha problemeve ka rendin e saj, ka strategjinë e saj, gjë që me sa duket Ju nuk jeni duke e përfilluar fare.
Ku mbetën vendet e punës, të premtuara nga ju në fushatën zgjedhore?, “Jetë për të gjithë” nuk po e përmend, sepse ajo çështje tashmë ka dështuar, përshkak se nuk jeni në gjendje të pranoni gabimet e bëra, e për këtë jeni duke u munduar të dëmtoni vendin tuaj duke menduar vetëm për përfitime personale-grupore. Në të vërtetë kam edhe shumë pyetje tjera për ju, por besoj se parashtrimi i më shumë pyetjeve, do t´u shkaktonte shumë punë dhe pastaj do të autorizonit ndonjë këshilltar të juaj që të më përgjigjet.
Mendo mirë Kryeministër z.Zoran Zaev, zgjidhni detyrën për të cilën populli ju votoi. Ju përshëndes.

Autori është analist i diplomuar në shkencat politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments