Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e pista, pastaj do...

Sela: Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e pista, pastaj do tregoj nëse ASH do të dal ose jo nga qeveria

Qendrimin tim do ta bëjë të njohur kur Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e ulëta, ka thënë për medial.mk, Ziadin Sela, lider i Aleancës për shqiptarët, njëherësh partner qeveritar.
Kjo madje ka qenë përgjigja e Selës në informacionet se resori i Shëndetësisë përfundimisht shkon tek LSDM-ja dhe se oferta e kryeministrit Zoran Zaev deri tek ASH-ja është zv/kryeministër për reforma dhe zv/ministër i Shëndetësisë.

Sela nuk ka precizuar nëse Aleanca do të mbetet në qeveri pa resorin Shëndetësi dhe nëse funksioni zv/kryeministër për reforma është i pranueshëm.

Ai nuk ka treguar as se kur do të kthehet nga vizita në SHBA dhe nëse pas kësaj do të kërkojë takim me Zaevin.

Si që informuam, zv/kryeministër për reforma dhe zv/ministër i Shëndetësisë është oferta e fundit “merr ose lëre” nga kryeministri Zoran Zaev deri tek lideri i ASH-së Ziadin Sela.

Nga vendimi i Selës, madje do të varet nëse ASH-ja do të mbetet në “Ilindenska”. Me apo pa Selën, propozimet për tre ministrat e rinj dhe zv/ministër, Zaev të hënën do t’i dorëzojë në Kuvend.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments