Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Më e rëndësishme është shëndeti i deputetit Kastriot Rexhepi

Sela: Më e rëndësishme është shëndeti i deputetit Kastriot Rexhepi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencë për shtyp tha se pushteti për momentin ka 59 vota, ndërsa opozita ka 60 vota.

Sipas kryetarit të ASH-së është shqetësuese fakti që Kastriot Rexhepi nuk ndodhet fizikisht për ta dhënë deklaratën se nuk qëndron për rrëzimin e qeverisë dhe se momentalisht më e rëndësishmja është siguria e deputetit.

“Unë nuk dua të paragjykoj se çka ndodhi me Kastriot Rexhepit deri sa ne kemi vetëm një status në Facebook dhe nuk kemi parë paraqitje me zë dhe me figurë për të dalë për qëndrimin e tij, pavarësisht qëndrimit për shkak se gjithsecili ka mendimin e vet”, tha Sela.

Sela shtoi se për këtë situatë të krijuar duhet të jenë të shqetësuar qytetarët të cilët, siç thotë ai, kanë njerzillëk brenda vetes dhe janë njerëz.

“Ata që i zgërdhihen këtij fakti nuk janë njerëz”, tha Sela duke shtuar se ai si njeri është i shqetësuar deri në momentin që Kastriot Rexhepi nuk shpreh qëndrimin e tij fizikisht.

Sela tha se lista ende nuk ka përfunduar dhe sipas sipas rregullores interpelanca do të zgjasë deri në mesnatë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!