Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSali: Qytetarët të vaksinohen për ta rritur imunizimin (VIDEO)

Sali: Qytetarët të vaksinohen për ta rritur imunizimin (VIDEO)

Karavani i vaksinimit nuk e ka rritur dukshëm përqindjen e imunizimit të popullsisë, pasi që qytetarët nuk kanë interes të madh për imunizimin ndaj koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se karvani i vaksinimit po ecën sipas planit të paraparë, dhe nuk ka ngecje, ka persona që pranojnë për herë të parë vaksinën, por megjithatë Sali tha se ende nuk janë  të kënaqur me rezultatin, pasi përqindja momentalisht është minimale.

Bekim Sali, ministër i shëndetësisë

“Ka organizim të mirë, ka interesim për vaksinim dhe gëzohem që në çdo pikë kemi edhe raste të cilët për herë ta parë pranojnë vaksinën, por edhe raste të cilët për herë të dytë ose të tretë e pranojnë. Mirëpo, patjetër ta them se interesimi është shumë i ulët për fat të keq , nuk na jep ndonjë premtim se do të mund të konsiderojmë në të ardhmen e afërt banorët tanë do të kenë imunizim artificial, ose përmes vakinimit dhe që të mund ta kemi shoqërinë tonë më të sigurt për t’u përballur me kovid-19”

Sali edhe një herë përsëriti se ende nuk është momenti për heqjen e të gjitha masave restriktive, ndërsa i pyetur se cila do të jetë lehtësimi i radhës, përsa i përket masave, ai tha se këtë do ta vendos Komisioni për Sëmundje Infektive.

Bekim Sali, ministër i shëndetësisë

“Që nga dita kur e kam pranuar këtë funksion të ministrit, çdo ditë dëshiroj të jetë dita kur të themi se nga sot nuk ka masa resktriktive, pra kjo është dëshirë, por situata epidemiologjike nuk na thotë këtë. Përderisa ne kemi çdo ditë të infektuar të rinj, kjo di të thotë se virusi ende ekziston dhe e pret mundësin më të vogël që të përhapet. Për fat të keq ende jemi në këto masa, dhe në çdo mbledhje të Komisonit ka diçka që e lehtësojmë, megjithatë nuk mundemi të gjitha përnjëherë t’i lehtësojmë”

Përndryshe, dje Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi edhe dy masa tjera lehtësuese. Propozuan heqjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e shkollave të mesme dhe organisimin e ekskursioneve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Këta dy rekomandime pritet që t’i miratojë Qeveria  në seancat e ardhshme.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!