Sali Berisha tregon pse e lëshoi sallën kur foli Rama: S’po e dënon gjenocidin serb në Kosovë

0
56

Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur mbledhja e përbashkët e deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në momentin kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka marrë fjalën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka lëshuar sallën
Pas kësaj, Berisha e ka treguar arsyen e tij para gazetarëve se pse e bëri një veprim të tillë.“Fakti që u largova nga Parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar. U largova për t’i përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë”, tha Berisha.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5