Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniSaad Riza Gashi: Mos t’ia refuzojmë Mbretit dhuratën

Saad Riza Gashi: Mos t’ia refuzojmë Mbretit dhuratën

Saad Riza Gashi
Erdhi Ramazani, Mbreti i muajve ne te cilin hapen dyert e mëshirës, dyert e qiellit. Mbreti i muajve na vjen me një oferte te përfitimeve dhe begative te pafundme.
Ky Ramazan, aq sa na gëzon, ne anën tjetër jemi shume te emocionuar, te mërzitur, te pikëlluar, te trishtuar, për vëllezërit tanë, ne Palestine te cilët po vdesin nga uria.
Prandaj, mendoj qe Palestina ne këtë Ramazan duhet te na vetëdijësoj, të troket dhe te na godet seriozisht ne ndërgjegjet tona. Ramazani është nder tjera edhe muaj i solidaritetit, e ajo qe ne mund te bëjmë minimumin për palestinezet, është te solidarizohemi me ta, qe ne shtëpitë tona mos të bëjmë shpenzime te panevojshme.
Sidomos yftaret neper restorante duhet te reduktohen ne maksimum. Dorën në zemër jemi dëshmitar se yftaret e viteve te fundit ne restorante jane shpeshtuar dhe janë bere trend dhe modë qe nuk përkon me natyrën dhe qëllimin e Ramazanit. Bile sikur te kishin qene këto takime me ndonjë plan, qellim, projekt etj. Mirëpo, jemi dëshmitar se bëhen vetëm shpenzime, janë takime joproduktive, shterpe, me njerëz të njëjte. Sidomos kur udhëtohet neper qytete tjera, për një yftar, aty humbet ajo me e vlefshmja – koha, e cila është e domosdoshme për përfitime te cilat na i ofron ky muaj, ne te cilën hapet dyert e qiellit, qe t’i mbushim valixhet tona me vepra te mira. Thjeshtë, qëllimi i Ramazanit është të bëhemi me te devotshëm, e ky qellim është ne kundërshtim te plote me udhëtime te shpeshta te tilla.
Allahu ia largoftë popullit palestinez urinë, iu lehtësoftë vuajtjet, pikëllimin, dhembjet, dhe iu mundësoftë sa me shpejte fitoren.
Prandaj te mos refuzojmë, por te përfitojmë sa me shume nga Mbreti i muajve-Ramazani, nga ofertat dhe dhuratat qe na ofron.
Paçi shëndet dhe përfitime sa me te shumta nga Mbreti i muajve-Ramazani.
Urime, përhajr ju qofte dhe qofshi te bekuar.

Nga: Mr.sci. Saad Riza Gashi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments