Edhe pse një veturë shumë e vjetër sot në qarkullim ka me qindra mijëra vetura të tilla, por sa e sigurt është kjo veturë në rast aksidenti?
Sot, kur ne vendosim të blejmë një veturë një ndër kriteret që na bënë të zgjedhim atë veturë është kriteri i sigurisë. Veturat sot janë më të lehta dhe më të forta në rast aksidenti falë zhvillimit të teknologjive të reja, transmeton Express.
Vetura Volkswagen Golf 2 haset shumë shpesh në vendin tonë, është veturë e lirë, e qëndrueshme dhe shpenzon pak karburant. Por kur vjen puna tek siguria kjo është një veturë shumë e dobët dhe e rrezikshme. Në shumicën e aksidenteve ku një veturë Golf 2 është e përfshirë ka raste me fatalitet.
Video në vazhdim tregon testin e përplasjes së kësaj veture.