Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeBotaRusia bombardon xhaminë e Sulltan Sulejmanit në Ukrainë ku po strehoheshin më...

Rusia bombardon xhaminë e Sulltan Sulejmanit në Ukrainë ku po strehoheshin më shumë se 80 njerëz

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, janë strehuar, thotë Ministria e Jashtme e Ukrainës.Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar të lejojë njerëzit të dalin nga Mariupoli i rrethuar dhe ky refuzim ka lënë me mijëra njerëz të bllokuar.

Ministria e Jashtme e Ukrainës shkruan në Twitter se xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol është “granatuar nga pushtuesit rusë”.

“Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur në xhami nga bombardimet, duke përfshirë shtetas të Turqisë”.

Megjithatë, ende s’ka detaje nëse ka persona të vrarë apo të plagosur.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar zonat civile.

 

 

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!