“Valedictorian Rudin Lloga, zgjidhet nxënës numër 1 në shkollën “Waterbury Career Academy” për vitin 2020!”.
Strugani Rudin Lloga është nga Livadhia e Strugës, është djali i artistit strugan i cili jeton dhe vepron në Amerikë,një nga këngëtarët e njohur në trevat shqiptare,shkuan Struga Ekspres.
Ja çfarë thotë për për median e njohur amerikane Rudin Lloga, nga tregimet e bukura,- njëkohësisht dhe prekëse për publikun amerikan.
Pershendetje student, prindër, mësues dhe stafit.
Unë quhem Rudin Lloga dhe është nder për mua qe të jem Valedictorian i klasës së
2020 ne Waterbury Career Academy High School.
Per ktëe, dua te felenderoj familjen time qe ka qenë gjithmonë aty per të me ofruar
çfarëdo ndihme te mundshme qe kam pasur nevojë, gjithashtu mesuesit e mi qe me ndihmuan
gjatë rruges.
Falënderime të veçanta shkojnë edhe te Dr. Padova, Z. Harris dhe Zonja
Franceskino për krijimin e një mjedisi që ishte përtej një shkolle, por një vend ku
unë ndjeja kënaqesi dhe u ndjeva si nje anëtar i familjes.
Ka qene vendi ku ne qeshnim dhe qanim, mesuam dhe bemë shaka. Ku beme
miqesi afatgjata per gjithë jeten.
Nderkohê qe largohem nga WCA, e pranoj se largohem si nje individ i permbushur
ne aspektet pertej akademive.
Kjo eshte merita e mesuesve qe kam pasur.
Perveçse me mesuan akademinë, ata shkuan lart e me lart per te me treguar se
cfarë domethene qe te jesh nje njeri i sjellshem. Me inspiriruan qe te jem nje person i mire edhe ne aspekte te tjera.
Sigurisht, është e pamundur të konkludoj dhe reflektoj në përvojat tona të
shkollës së mesme pa folur për situatën në të cilën gjendemi tani.
Pas shumë vitesh punë dhe vendosmëri, Klasa e vitit 2020 po priste të festonte
arritjet që morën me miqtë dhe familjen e tyre.
Do të dëshiroja të shtoja gjithashtu që ne, si studentë, e vlersojmë perpjekjen dhe kreativitetin që mësuesit po përdorin si një mjet për t’u siguruar që ne jemi akoma duke mësuar ndërkohë qe jemi në shtëpi. Kjo është një përvojë e re për ta.
Ndërsa po e përmbyll fjalimin tim, besoj se do të ishte e padrejtë të mos flasë për
dy vlerësime të tjera që kam në jetë.
E para, edhe një herë, do të shkojë te prindërit e mi.
Kudo qe jam sot, dhe kudo ku të shkoj në të ardhmen është direkt për shkak të sakrificave që kanë bërë prindërit e mi për arsimimin tim.
Prindërit e mi vendosën të emigrojnë në Amerikë, pa asgjë në xhepat e tyre.
Ata nuk e bënë këtë për përfitimet e tyre personale, por sepse donin që une,
vellai dhe motra ime të kishim një të ardhme më të mirë sesa kishim … një gjë që nuk
ishte e mundur me diskriminim ndaj shqiptarëve në Maqedoni që do të na pengonte
të përparonim kudo në jetë .
Mbaj mend si sot kur pashë duart e boshatisura të prindërve të mi pasi kishin
shitur unazat e tyre dhe bizhuteri të tjera, vetëm kështu që ne mund të kemi pajisje
shkollore dhe rroba për tu futur në shkollë.
Për këtë dhe shumë sakrifica të tjera, unë jam përgjithmonë mirënjohës për
prindërit e mi. Sakrificat e tyre blenë një të ardhme premtuese për mua, vëllain dhe
motren time duke pasur parasysh që motra ime Era tani është në vitin e saj të fundit të kolegjit për t’u bërë profesore e Muzikës, dhe vëllai im Erind ne gjysmen e rruges te tij
per nje doktor të ardhshem.
Jam i vetëdijshëm se pa marrë parasysh atë që bëj, kjo është për shkak të
tyre dhe mënyra e vetme për t’i paguar ato është duke i bërë ata krenarë.
Vlerësimi im i dytë i shkon qytetit të Waterbury, si një komunitet.
Pothuajse është e garantuar që sa herë që do të pyesni një student se cilat janë
planet e tyre për të ardhmen, gjithmone, pergjigja eshte qe te largoen nga Waterbury.
Personalisht besoj se kjo përgjigje është më shumë për shkak të natyrës njerëzore për
tu mërzitur nga të njëjtat rutina, megjithatë, Waterbury do të ketë akoma një vend
domethënës në zemër.
Nje nga arsyet se pse Waterbury ka nje vend domethenes ne zemren time eshte
nga menyra se si jam trajtuar si nje femije emigrant.
Kam pasur rastin të mësoj anglisht dhe të shkoj në shkollë, mora të njëjtën
ndihmë si çdo shok tjetër i klasës, isha në gjendje të punoja, dhe gjithashtu mu
dha mundësia të kisha orë të ekselente. Të gjitha këto më caktuan që të isha
Valedictorian i Class of 2020, dhe siguroi një themel që unë të kem sukses më
vonë në jetë.
Unëë jam mirënjohës i Waterbury që më trajtoi njësojë si çdo banorë tjetër dhe me
krahë të hapur, pavarësisht se nuk kam lindur këtu.
Duke ecur përpara, do të përpiqem të kem notat më të mira dhe etikën më të mirë
të punës.
Kjo nuk është për shkak se unë dua një lloj njohjeje, por eshte tradite nga
familja ime që gjithmonë të jap më shumë se 100%.
Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë të Rudin Llogës,djaloshit që na bën krenar të gjithë ne struganëve dhe mbarë shqiotarëve.
(Struga Ekspres)