Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRritja e pagës minimale për dy mijë denarë nuk mjafton për mbijetesë

Rritja e pagës minimale për dy mijë denarë nuk mjafton për mbijetesë

Në buxhet janë planifikuar mjete për rritjen e pagës minimale, por në fillim të dhjetorit do të diskutohet me të gjitha palët e interesuara dhe sipas ligjit do të bëhen përllogaritjet dhe do të shihet se për sa do të rritet paga minimale, deklaroi ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

“Në muajin mars sipas ligjit do të bëhen përllogaritjet dhe do të shihet se sa do të jetë paga minimale. Fondet janë parashikuar në buxhet për rritjen e pagës minimale, por do të shohim se sa do të jetë në janar dhe shkurt. Kur të mbarojë viti, do të bëhen llogaritjet dhe do të dimë saktësisht se sa do të rritet paga minimale. Unë dua që paga minimale të jetë 600 euro. Realisht, kërkesa është 450, por unë dua të jetë 600 euro”.

Sipas Durmishit, janë planifikuar mjete për rritjen e pagës minimale për rreth 2.000 denarë, që është në përputhje me zgjidhjen ligjore sipas së cilës në muajin mars paga minimale do të rritej për 1.600 deri në 1.800 denarë.

Kryetari i lidhjes së Sindikatave të RMV-së Sllobodan Trendafilov tha se një rritje e tillë nuk mjafton për mbijetesë dhe se rritja e pagës minimale nuk do të jetë shumë e rëndë për buxhetin e shtetit, duke pasur parasysh se rreth 35.000. punëtorë marrin paga minimale ose nën pagën minimale.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË

“Sipas të dhënave të fundit në vend 25.000 punëtorë marrin pagë të barabartë me pagën minimale dhe 10.000 punëtorë marrin pagë nga 1 deri në 22.000 denarë. Nëse e dini paga minimale në Mal të Zi është nga 600 është bërë 800 euro, nëse e dini në Bosnje dhe Hercegovinë nga 1 janari do të jetë 600 euro, në Serbi është 544 euro dhe se shporta minimale sindikale është 62.000 denarë. Pagat duhet të rriten. Ne jemi duke e diskutuar këtë çështje edhe lidhur me masat e qeverisë për të kufizuar marzhat dhe mendoj se në seancën e ardhëshme të Këshillit ekonomik social do të paraqesim argumentet tona që duhet t’i bindim për nevojën e rritjes së të gjitha pagave, përfshirë edhe pagën minimale”.

Nga Lidhja e Sindikatave të RMV-së kërkojnë rritje pagash për shkak të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës dhe pagë minimale 450 euro. Nga ana tjetër nga qeveria vazhdimisht kanë deklaruar se buxheti nuk parashesh aq para për këtë vlerë të pagës minimale por se kjo çështje diskutohet dhe në majin mars të vitit 2025 do të merret një vendim për pagën minimale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!