Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRritja e pagave për 15% për punonjësit e arsimit, takohet Selami dhe...

Rritja e pagave për 15% për punonjësit e arsimit, takohet Selami dhe Shaqiri

Rritja e pagave për 15% për punonjësit e shkollave fillore dhe të mesme ka qenë temë e diskutimit mes ministrit të Arsimit Jeton Shaqirit dhe zv.drejtorit të DAP-it Abdul-Selam Selamit.
Selami thotë se në këto momente krize ekonomike është një punë e mirë shpresdhënëse të kësaj qeverie dhe në veçanti të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, përcjell TS.

“Rritja e pagave për 15% për punonjësit e shkollave fillore dhe të mesme, përskaj krizës ekonomike globale, në këto momente të vështira është një nga punët më të mira dhe shpresdhënëse të kësaj qeverie dhe në veçanti të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, mikut tim Jeton Shaqiri.
Në takimin e sotëm me ministrin, biseduam edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përkrahjen reciproke që vazhdojmë ta kemi si përfaqësues të dy institucioneve.
Gjithashtu, u fokusuam në standardin e qytetarëve, në veçanti të nxënësve dhe studentëve, projektet kapitale, siç janë ndërtimet e shkollave të reja me kushte bashkëkohore, si dhe renovimin e atyre egzistuese, ku kontribues i veçantë i buxhetit të shtetit është edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.
Edhe Reformat në Sistemin Tatimor të cilat janë në fazë të konceptimit, vlerësojmë se gjithashtu do të sjellin më shumë të ardhura në buxhet dhe realizim të më shumë projekteve si në sferat tjera, ashtu edhe në sferën e arsimit” ka shkruar Selami./TS/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments