Rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit

0
66
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe të Dojranit është për një centimetër më i lartë se dje, ndërsa niveli i Liqenit të Prespës është i pandryshueshëm në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Shërbimi hidrometeorologjik.

Në Liqenin e Dojranit niveli i ujit është për 2,74 metra më i lartë se i zakonshmi për dhjetor, ndërsa në dy liqenet tjera natyrale është më i ulët se mesatarja.

Nivel më të lartë të ujit se mesatarja ka edhe Vardari në pikat matëse në Jegunovcë, Shkup dhe Demir Kapi, ndërsa në Veles është më i ulët. Në lumenjtë e tjerë të vendit niveli është më i ulët se mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj edhe pse në shumë pjesë të tyre ka një rritje të vogël krahasuar me dje.