Tuesday, March 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRrihen dy plaka para gjykatës, njëra LSDM tjetra VMRO (VIDEO)

Rrihen dy plaka para gjykatës, njëra LSDM tjetra VMRO (VIDEO)

30 Para pallatit të gjykatave në Shkup ku sonte pritej të silleshin 6 deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndodhi një incident nga ata që më së paku priteshin, njofton TV Shenja.
Dy gra të moshuara njëra mbështetëse e VMRO-DPMNE-së dhe pjesmarrëse në protesta e tjetra mbështetëse e LSDM-së, janë rrahur por fatmirësisht incidenti nuk mori përmasa më të gjëra.

Gjithçka filloi kur një nga udhëheqëset e protestës mbante fjalim kundër pushtetit aktual dhe plaka e cila ishte mbështetëse e LSDM-së hidhte fjalë dhe akuza kundër VMRO-DPMNE-së.

Pasi përfundoi fjalimi dhe organizatorët e protestës lëshuan muzikë, një plakë tjetër mbështetëse e VMRO-DPMNE-së sulmoi fizikisht bashkëmoshataren e saj nga LSDM duke u përleshur fizikisht për disa sekonda dhe duke e tërhequr drejt turmës protestuese.

Përleshja vazhdoi deri sa ndërhynë disa persona dhe i ndanë. Fatmirësisht incidenti kaloi pa lëndime serioze.

Për më shumë ndiqni videon në vazhim:

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments