Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëRreziku nga koronavirusi: Nisin kontrollet mjekësore në kufirin Kosovë-Shqipëri

Rreziku nga koronavirusi: Nisin kontrollet mjekësore në kufirin Kosovë-Shqipëri


Pas shtimit të kontrolleve nga policia kufitare, në pikëkalimin kufitar që lidh Kosovën dhe Shqipërinë në Morinë, dy ekipe mjekësh nga Kukësi po kujdestarojnë 24 orë.

Këto kontrolle vijnë pas përhapjes së koronavirusit në Kinë dhe vende të tjera, veçanërisht në Itali. Por, mjekët thonë se nuk ka vend për panik.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri për dyfishimin e personelit mjekësor dhe kontrolleve në pikat kufitare, është vënë në praktikë edhe në pikën kufitare të Morinës. Dy ekipe mjekësh monitorojnë situatën 24 orë.

Epidemiologu pranë njësisë vendore të shëndetësisë në Kukës, Faton Zenelaj, tha për Radio Kosovën se prej një muaji që janë në vëzhgim të udhëtarëve, të cilët hyjnë dhe dalin në Kufirin e Morin-Vërmicë, nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar.

“Siç e dini ne këtu ndodhemi prej një muaji. Kemi ngritur dy grupe të punës dhe po e bëjmë monitorimin e situatës 24 orë. Duke parë rastet MSH ka ngrit Taskforcën dhe ka vendosur të dyfishojë personelin”, thotë ai.

Zenelaj tha se situata është nën kontroll ani pse ka pasur hyrje të shtetasve kinezë nga zonat e prekura, por që gjatë muajve të fundit këta nuk kanë udhëtuar në Kinë dhe për këtë arsye kanë rezultuar të pastër nga koronavirusi.

“Hyjnë në kontroll të gjithë shtetasit nga harta që posedojmë, por nuk kemi pas ndonjë rast”, potencoi epidemiologu.

Gjithashtu ai tha se në doganë ndodhet gati edhe dhoma e karantinës nëse do të ketë raste dyshuese.

“Kemi bashkëpunim me policinë, na kanë lëshuar një dhomë për karantinë. Kemi pajisjet, maskat dhe uniformat. Kemi pasur shtetas që vijnë nga Kina banorë rezidentë në Evropë por nuk ka pasur ndonjë rast të dyshuar”, tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!