Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRrëshqet dheu në rrugën Strugë-Dibër, kujdes kur të kaloni

Rrëshqet dheu në rrugën Strugë-Dibër, kujdes kur të kaloni

Komunikacioni në rrugën rajonale Dibër-Strugë në afërsi të fshatit Xhepishtë për shkak të rrëshqitjes së dheut po realizohet vetëm në një korsi në një gjatësi prej 20 metrave. Është vendosur edhe sinjalizimi përkatës, njoftojnë nga LAMM.

Ndërsa zvogëlim të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 50 deri 100 metra ka në Strazhë, Pletvar dhe Shtip-Negotinë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa ndërsa në Kodrën e Diellit po bie borë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments