Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRrëshqet dheu në Kërçovë-Osllomej (FOTO)

Rrëshqet dheu në Kërçovë-Osllomej (FOTO)

Në rrugën magjistrale Kërçovë-Osllomej në afërsi të fshatit Osllomej ka rrëshqitje të dheut në rrugë dhe komunikacioni po zhvillohet në një korsi.
Të informuar nga REK “Osllomej” si kompetentë për mirëmbajtje të kësaj rruge edhe gjatë ditës pritet të ndërmarrin masa që ky aks rrugor të jetë i kalueshëm.

Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të dëborës, pas masave të ndërmarra në kohë nga shërbimet kompetente komunale nuk kishte përmbytje në përmasa të mëdha në Kërçovë.

“Probleme me përmbytjet nuk ka, për shkak se me kohë po reagohet në lumin e Zajasit me thasë të mbushur me rërë dhe me dhe, që kontribuoi që të kemi vetëm një pjesë të vogël të shtëpive të përmbytura me dëme tejet të vogla”, deklaroi komandanti i shtabit komunal të krizave Ramiz Rexhepi.

Sa i përket aksit rrugor drejt Krushinës, siç theksoi Rexhepi, ai tanimë nga ana e “Granit”-it është përkohësisht i rregulluar dhe i kalueshëm, por komunikacioni për shkak të dëmtimit të madh po zhvillohet me vështirësi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments