Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaRrëmben foshnjën, polici amerikan vret 37-vjeçarin (VIDEO)

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret 37-vjeçarin (VIDEO)

Në pamjet e bëra virale, polici dëgjohet duke i kërkuar 37-vjeçarit Paul Bolden që të lëshojë fëmijën para një hoteli. Policia ishte thërritur nga e dashura e Bolden-it, njëkohësisht dhe mamaja e foshnjës, e cila i kishte transmetuar se ai kishte shtënë në ajër në drejtim të foshnjës.

“Ai sapo më mori foshnjën, ka armë të mbushur. Ai po mundohet ta vrasë, po shtie me armë”, dëgjohet nëna duke thënë në audio incizimin e publikuar nga policia.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia pa se Bolden ia kishte drejtuar pistoletën një burri. Veprimet agresive të 37-vjeçarit, detyruan policinë që të qëllonte në drejtim të tij. I plagosuri ndërroi jetë në spital.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments