Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, nuk...

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, nuk ka vend për panik, të mbetemi të kujdesshëm

Ky mutacion i virusit nuk mund të shmanget dhe me shumë gjasa do të ndodhë në të gjitha vendet në botë. Ka një transmetim 70 për qind më të shpejtë, por nuk ka vend për panik, mbetemi të kujdesshëm. Pasi mutacioni është zbuluar në një vend, me shumë gjasa do të të jetë i pranishëm edhe në vende të tjera. Mutacioni jo gjithmonë duhet të importohet nga disa prej vendeve, theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me llojin britanik të virusit të zbuluar në vend.

Ai në lajmet për Kanal 5 theksoi se kjo ishte e pritshme dhe praktikisht e pamundur të mos ndodhte, duke e pasur parasysh që në shumë vende në Evropë dhe në rajon ky tip i virusit është tashmë i pranishëm.

“Kjo është karakteristikë e këtij lloji të viruseve RNL shumë shpejt të përshtaten. Mbi të gjitha, fakti që deri më tani i kemi tashmë 20 lloje të izoluara me frekuenca të ndryshme na tregon se kur ka ndonjë pengesë në transmetim, ndërsa pengesa janë masat tona parandaluese – atëherë virusi përshtatet. Dhe kjo ndodh kudo në botë. Kam biseduar me përfaqësues të laboratorit, në mënyrë tipike siç janë të përshkruara në literaturë të gjitha ndryshimet në të ashtuquajturin virus britanik, ashtu është identifikuar në këtë rast. Diagnostikimi u bë 10 ditë më parë, ndërsa tani është bërë renditja e gjenomit që tregoi se e ka atë mutacion”, tha Filipçe.

Theksoi se sipas publikimeve në Britaninë e Madhe, ky mutacion i virusit ka një transmetim më të shpejtë për 70 për qind.

“Nuk ka vend për panik, ne mbetemi të kujdesshëm. Ne edhe tani kemi masa parandaluese që padyshim japin rezultat. Është e vërtetë që ky mutacion i virusit ka një transmetim 70 për qind më të shpejtë, sipas publikimeve në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ajo që dihet nga literatura është se lloji, forma e sëmundjes është më e lehtë se sa ishte më parë. Por duhet të respektohen masat parandaluese. Është e qartë se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës bëhet vërtet e rëndësishme, veçanërisht me këtë formë të mutacionit të virusit. Ne po e monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike. Tani për tani nuk do të rekomandojmë një lloj tjetër ose masa shtesë parandaluese, por jemi duke monitoruar se çfarë do të jetë situata”, deklaroi Filipçe.

Nëse situata përshkallëzohet, theksoi Ministri, sistemi shëndetësor është gati dhe i vendosur, ndërsa në çdo moment repartet e lira mund përsëri të bëhen kovid-qendra.

Theksoi se pasi mutacioni është zbuluar në një vend, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm edhe në vende të tjera.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments