Disa të rinj nga Hasanbegu kanë qenë cak i sulmit fizik nga disa huliganë . Raportohet se gjatë incidentit janë përdorur edhe shufra hekuri.Ngjarja ka ndodhur në autobusin me numër 65b.
Incidenti është konfirmuar edhe nga MPB-ja nga ku theksojnë se sot rreth orës 19:35 në Rrugën Alija Avdoviç ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve, njëri grup ka gjuajtur me gurë autobusin 65b që lëviz në linjën Qendra Transportuese –Bërnjarci, me ç’rast I janë thyer disa dritare. Janë arrestuar 15 persona nga të dyja grupet dhe janë dërguar në stacionin policorë të Gazi Babës.