Rruga e shkëlqimit të Ritës tash është edhe në Oscar
Rita Ora ka hapur edhe një kapitull të ri në karrierën e saj. Ajo sot do të jetë në konkurrencën zyrtare për të fituar një çmim Oskar, atë për kolonën më të mirë zanore për filmin “Grateful”
Rita Ora ka vendosur që ta hap edhe një kapitull të jashtëzakonshëm në jetën e saj – një tregim që vlen për një film fitues të çmimit Oskar.
Kur këngëtarja me prejardhje nga Kosova të këndoj sonte në ceremoninë e 87-të të ndarjeve të çmimeve Oskar, ajo do të shikohet më shumë se një miliard shikues.
Duke folur për aktrimin e saj në filmin Fifty Shades of Gray, Harvey Weinstein e ka quajtur Ritën si “zbulimin më të madh të vitit”.
Sipas një raporti të publikuar të premten, ylli i The Voice, është në mesin e këngëtarëve më të paguara në vitin që e lamë pas, me rreth 30 milionë funta të fituara- dhe sipas një shkrimi në Sunday People, ajo mund të ketë pasuri prej 100 milionë funtash, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.
Familja e saj nuk ka mundur të imagjinoj këto arritje të vajzës së tyre, teksa ata u detyruan që të lënë Kosovën, për të ikur nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, dhe të shpërnguleshin në Britani, kur Rita kishte vetëm një vjet.
E për performancën e saj në Oskar një shok i Ritës ka thënë se kjo gjë është padyshim gjëja më e mirë që i ka ndodhur asaj.
“Padyshim ajo është shumë e emocionuar që do të këndoj në hapjen e ceremonisë së Oskarit këtë vit. Paratë natyrisht që janë të rëndësishme por këndimi është gjëja që Rita dashurinë, dhe të ketë mundësi që të këndoj para kaq shumë njerëzve është nderë i madh për të”, thotë ai, shkruan Mirror.