Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRikthimi i kuvendit, LSDM-ja kërkon përgjigje me shkrim nga Xhaferi

Rikthimi i kuvendit, LSDM-ja kërkon përgjigje me shkrim nga Xhaferi

LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga nisma për rikthimin e Kuvendit deri sa kryeparlamentari nuk i njofton me shkrim se nuk do të thirr seancë.

Grupi parlamentar i LSDM-së me koalicionin qëndron pas nismës e cila tashmë është dorëzuar në Kuvend. Sigurisht, qëndrimi jonë është se në kushte të këtilla krize, vlerësojmë se është mirë, është e përgjegjshme dhe është demokratike që Kuvendi të mblidhet, sigurisht edhe me qëllimin që të konfirmohen vendimet e Presidentit të shtetit sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Por, si grup parlamentar dhe si parti do ta respektojmë qëndrimin e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, pasi për këtë të marrim përgjigje me shkrim – deklaroi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Partia në pushtet nuk bën të ditur nëse ka plan tjetër ose do të pajtohet që konfirmimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga ana e Presidentit, të ja lejë përbërjes së ardhshme parlamentare. Ka pasur zëra se nëpërmjet rikthimit të Kuvendit, LSDM-ja synonte rikthimin e Qeverisë teknike, por kjo është mohuar nga partia e Zoran Zaevit. Për VMRO-DPMNE-në, nuk është asgjë e re tentativa e LSDM-së për të shkelur Kushtetutën.

Qëndrimi jonë mbetet i pandryshuar se Kuvendi nuk mund të mblidhet dhe nuk mund të veprohet në kundërshtim me Kushtetutën sepse gjithsesi bëhet fjalë për ish deputetë. Siç duket pushteti është mësuar që në mënyrë konstante ta shkelë Kushtetutën dhe ligjet në vend. Ajo që është e rëndësishme për momentin për VMRO-DPMNE-në, është kriza që po na ndodh me virusin korona – u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Periudha e dytë e gjendjes së jashtëzakonshme përfundon më 17 maj. Të dy vendimet e Presidentit Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 18 mars dhe 16 prill mbeten të pakonfirmuara nga Kuvendi, edhe pse këtë e kërkon Kushtetuta. Po ashtu, dekreti i Qeverisë me të cilin u shfuqizuan zgjedhjet e 12 prillit parashikon që ata të mbahen 21 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Dy partitë më të mëdha publikisht deklarojnë se tani nuk është momenti për zgjedhje, por jozyrtarisht qarkullojnë disa data të mundshme të cilat janë diskutuar mes tyre.

Fatlume Dervishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments