Përfaqësuesi i BDI-së Rexhail Ismaili në edicionin e sotëm të emisionit “Rruga Drejt” në televizionin Alsat duke komentuar miratimin e Ligjit për amnisti theksoi se ky Ligj mbi gjitha kontribon në zhbllokimin e mosmarrëveshjeve në vend dhe vazhdimin e proceseve euro integruese. Ismaili mes tjerash tha se Gjykata është ajo që do të vendosë se kush amnistohet e kush jo me këtë Ligj.