Muzikë dhe humanizëm në qendrën e Strugës
Me një aksion sa human aq edhe të bukur Blerand Lena, Meti Rexheposki dje performuan muzikë instrumentale në qendër të Strugës (Korzo) për kalimtarët e rastit. Aksioni kishte për qëllim grumbullimin e mjete financiare për përfundimin e shtëpisë së dy të moshuarve të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira. Ky aksion përveç se është një kontribut shumë i vaçantë për shoqatën tonë është edhe një shembull motivimi dhe ndërgjegjësimi tek njerëzit për rritje të vetëdijes humane.
Nga aksioni u tubuan 15.640 denar
Në shenjë respekti Shoqata Humanitare Bamirësit Struganë ndau mirënjohje për artistët.
Faleminderit përzemërsisht Blerand dhe Muhamet.
*Në komentin e parë gjeni më shumë info se për cilin rast konkreteisht u grumbulluan mjetet!
Bamirësit Struganë/ Përcjell Struga Ekspres