Wednesday, March 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëRepublika e Kosovës feston 17 vjetorin e pavarësisë

Republika e Kosovës feston 17 vjetorin e pavarësisë

Republika e Kosovës feston 17 vjetorin e pavarësisë.

Liderët politik në orët e para të mëngjesit vendosën kurore në shenjë respekti te kompleksi i dëshmorëve në Prekaz, tek varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i ish atdhetarit Adem Demaçi. Homazheve iu bashkuan edhe qytetarët.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se rrugëtimi i Kosovës si republikë nuk mund të ndalet nga askush.

“Një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që sot ne së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike, duke filluar nga arkitekti i pavarësisë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në e deri te secili qytetar i republikës sonë që sakrifikoi me mund e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti bëri një krahasim ekonomik. Sipas tij, Kosova sot është shumë e fortë ekonomikisht se sa para 17 vjetëve.

“Ekonomia e Kosovës është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve, por në të njëjtën kohë edhe jemi shembull për siguri, jo vetëm në rajonin e Ballkanit, kur kemi parasysh të drejtat e qytetarëve, mirëqenien e tyre, entuziazmin popullor dhe sukseset e republikës sonë, që janë suksese të popullit, të institucioneve por edhe të partnerëve”, u shpreh Albin Kurti, Kryeministër.

Kurti dhe Osmani bën homazhe edhe te Monumenti i të pagjeturve dhe Memoriali i fëmijëve të vrarë. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj urimin e pavarësisë e adresoi nga Prekazi. Haradinaj tha se populli i Kosovës duhet të jetë i rreshtuar që ta ruaj pavarësinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës në Prekaz kujtoi edhe mungesën Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Ndërkohë Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u mjaftua përmes një urimi në rrjetet sociale. Si çdo përvjetorë edhe këtë vit Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës parakalua nën Sheshin George Bush në prani të qytetarëve.

Simboli i pavarësisë së Kosovës, NEW BORN edhe këtë vit mori pamje të re. / Alsat.mk

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments