Saturday, July 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRëndohet gjendja e shpëtimtarit të Ziadin Selës, nuk i ndërprihet paraburgimi

Rëndohet gjendja e shpëtimtarit të Ziadin Selës, nuk i ndërprihet paraburgimi

Familjarët e Feta Halimit nga fshati Alizarë i Likovës, heroit të 27 prillit, thonë se gjendja e tij në burgun e Shutkës në Shkup sa vjen e po rëndohet.
Shkak për këtë është mbajtja në paraburgim pa ndonjë arsye dhe sqarim të bazuar. Golgotën bashkë me Fetahun po e përjetojnë edhe familjarët e tij. Posaçërisht i brengosur shprehet djali i tij Burimi.

“Para disa ditëve babait ia kanë caktuar muajin e tretë të paraburgimit edhe atë 15 ditë para se me i kaluar muaji i dytë. Sipas avokates, kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin”, thotë Burimi për Gazetën Lajm. Të gjitha këto veprime kanë ngjallë dyshim te familjarët se ndaj Fetahut po përgatitet një rast i montuar me prapavijë politike. Të njëjtat dyshime kanë lindur edhe te vetë Feta Halimi. “Babi po e përjeton rëndë këtë situatë në burg. Po mbahet padrejtësisht në paraburgim, pa asnjë fakt dhe asnjë dëshmi. Kjo na ka lodhur edhe neve si familje. Kësaj i thonë të bësh mirë, e të shpërblehesh me të keqe. Me të vërtetë jemi në gjendje që nuk mund ta sqaroj”, thotë Burim Halimi.

Feta Halimi u bë i njohur për opinionin në Maqedoni, pasi si pjesëtar i sigurimit të Kuvendit, shpëtoi jetën e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili ishte rrahur mizorisht nga turma e huliganëve më 27 prill.

Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, në disa raste ka kërkuar lirim të menjëhershëm të Halimit, duke vlerësuar se ai po mbahet në burg për shkak se ia shpëtoi jetën tij./Express

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments