Qytetarët maqedonas votuan të dielën për referendumin e emrit, nje marrëveshje e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë. Pjesmarrësit në referendum ishin rreth 37 % duke bërë që të mos ketë numrin e kërkuar te votuesve, sipas ligjit që duhet të tejkalojë pjesmarrjen prej 50 %.
Në një panel të ftuarisht gazetari Sokoll Balla, nga Shkupi diskuton në lidhje me rezultatet e referendumit dhe çfarë do të ndodhë nesër meqë rezultatet e referendumit nuk e dhanë rezultatin përfundimtar në lidhje me vendossjen apo dhënien përgjigje pyetjes së referendumit.
Kryetari i parlamentit Talat Xhaferri, theksoi se referendum i djeshëm nuk kishte rezultatin e pritur për të vendosur për rezultatin përfundimtar. Sipas tij qëndrimi i presidentit Ivanov, i cili u shpreh entuziast për dështimin e referendumit. Sipas tij ai është figurë shtetërore dhe duhet që të jetë gjithpërfshirës dhe të përfaqësojë të gjithë përfaqësuesit partiakë dhe jo të jetë i njëanshëm.
Ndër të tjera Xhaferri ka shprehur faktin se tashmë pas referendumit eshte parlamenti vendimtar. Partitë politike sipas tij duhet të mblidhen dhe të vendosin në lidhje me vendimin që do të marrin për ecurinë e Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik.
Ndërkohë pyetjes së gazetarit Balla në lidhje me pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë referendum, kreu i kuvendit maqedonas theksoi se pjesmarrja e tyre ka qenë e konsiderueshme thuajse e njëjtë me votimin në vitin 2016.
“Shqiptarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në lidhje me këtë referendum, si pjestar me të drejta të plota njelloj si qytetaret maqedonas, ndërsa personat që kanë apsenu është një çështje që duhet të diskutohet.”