Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniReferendumi, dalje e zbehtë e diasporës në votim

Referendumi, dalje e zbehtë e diasporës në votim

Jashtë vendit kanë votuar sot gjithsej 36.56 për qind, e përkthyer në vota janë vetëm 985 të tilla në 33 vende të botës, ku të drejtën e votës e kanë pasur gjithsej 2 694 persona, bënë të ditur nga KSHZ-ja.

Për shkak të orës lokale qëndrojnë të hapura ende gjashtë vendvotime, përkatësisht në Kanada, SHBA dhe Londër.

Ndërsa sipas të dhënave të KSHZ-së, në burgjet dalja ka qenë 64.69 për qind ose 100 8 votues.

Po sipas KSHZ-së në shtëpi, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar personat e sëmurë, të paaftët si dhe personave në burgim shtëpiak ku nga 1 851 qytetarë të regjistruar kanë votuar gjithsej 1 520 votues.

Në lidhje me incidentin që ka ndodhur sot në Australi, nga KSHZ-ja kanë thënë se rasti është evidentuar dhe denoncuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments