Pas ankesës së prindërve të nxënësve të shkollës së Misllodezhdës “Ariz Mena” se nuk ka furnizim me dru për këtë shkollë,reagon për Struga Ekspres, Selami Alla, drejtori i shkollës së Tateshit “Orhan Xhemaili” duke e përgenjeshtruar lajmin dhe duke e quajtur tendencioze.
“Ankesa e disa prindërve për mungesën e druve është jo e saktë,sepse dru ka dhe zjarri ështj ndezur në këtë shkollë, kemi rezervē,kurse nesër do të vijnë edhe dru të tjera.Ata qē thonë që nuk ka dru për nxemje, janë dezinformuar ose shpifin.”, përfundon Selami Alla, drejtori i SHFK ” Orhan Xhemaili”, i cili administron edhe shkollën periferike në Misllodezhdë.
(Struga Ekspres)