Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReagon Nefi Useini nga Ohri: Ja pse jam në shënjestër të mediave

Reagon Nefi Useini nga Ohri: Ja pse jam në shënjestër të mediave

Këshilltari i Komunës së Ohrit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Nefi Useini i cili është dhe pronarë i kompanisë NEFI IK pjesë e së cilës është dhe restoranti LUNA ka bërë të ditur se tanimë një kohë të gjatë është në shënjestër të presionit nga media të caktuara lidhur me punën që është duke e zhvilluar ai dhe kompanitë që përfaqëson.

“Në fillim dua të theksoj se kompania NEFI IK në kuadër të së cilës ushtron veprimtarinë e saj edhe restoranti LUNA është kompani e cila është e themeluar që para 10 vitesh në të cilën mbi 200 të punësuar dhe njëjta me rregull realizon obligimet financiare ndaj Maqedonisë së Veriut
Kjo kompani njëherësh u del në ndihmë më shumë familjeve në nevojë si dhe ndihmon zhvillimin e sportit dhe ekologjisë.

Prandaj dhe më habit fakti se pse po ngritët i gjithë ky kurth ndaj meje , duke filluar nga ana e mediave të caktuar dhe më pas për të vazhduar përmes strukturave politike për lokacionin për të cilin në kohë kemi dorëzuar dokumentacionin e kompletuar në qytetin e Ohrit dhe për të cilin lokacion në kohë shlyej çdo obligimet financiare ndaj autoriteteve komunale” ka theksuar në një reagim me shkrim drejtuar mediave Nefi Useini.
Ai bën të ditur se lokalin në fjalë e ka marr me qira për 11 vite.

Nefi Useini i cili drejton degën e BDI-së në Ohër thotë se është shumë jo korrekte që emri i restorantit që ai e drejton të shfrytëzohet si pjesë e problemeve që ka qyteti i Ohrit me UNESKO-n dhe njëherësh inkurajon qëndrimin e kryeministrit të vendit Zoran Zaev që ligji të vlejë në formë të barabartë për të gjithë.

“U bëj apel mediave që të respektojnë prezumimin e pafajësisë derisa të mos prononcohet dhe qyteti i Ohrit për këtë çështje” theksohet në reagimin për mediat “Është shumë jo korrekte që të ti ngritët kurth kompanisë e cila me vite punon me nderë për ngritjen e standardit në Ohër si për përparimin e biznesit dhe turizmit në këtë rajon. Unë si këshilltarë jam angazhuar për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët këtu“ thotë Nafi Useini .

Ai njëherësh u ka kërkuar falje mediave që në një mënyrë ose tjetër kanë mund të jenë të ofenduara, njëherësh u ka kërkuar falje dhe mediave të cilave nuk ka mundur tu përgjigjet në kohë duke theksuar se biznesi jo gjithmonë të krijon luksin e pasjes së kohës.

Nefi Useini këshilltar në komunën e Ohrit njëherësh u ka bërë thirrje të gjitha mediave që të vizitojnë lokalin e tij ku siç ka theksuar, është i gatshëm t`u përgjigjet të gjitha pyetjeve me transparencë për të cilat janë të interesuar gazetarët.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments