Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReagon BFI: Ja për çfarë ishte letra e Sulejman Rexhepit drejtuar mbretit...

Reagon BFI: Ja për çfarë ishte letra e Sulejman Rexhepit drejtuar mbretit të Arabisë


Letra mbështetëse e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë drejtuar familjes mbretërore të Arabisë Saudite nuk ka të bëjë fare me rastin e vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi, por me vendimin e ri për mbrojtjen dhe kujdesin e vendeve të shenjta në Medine dhe Meke.

Reagimi i BFI-së ka radhur pas shkrimeve në disa media, kryesisht maqedonase, se reisi Sulejman Rexhepi ka mbështetur mbretin dhe princat arab në rastin e vrasjes së gazetarit Kashogi brenda në Konsullin arab në Stamboll.

“Para disa ditësh, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë u shpreh me një letër përkrahëse për Arabinë Saudite ne të cilën ekskluzivisht e mbështesim kujdesin dhe mbrojtjen e Mekes dhe Medines, vendeve të shenjta islame që janë Kible e të gjithë besimtarëve muslimanë. Në këtë përkrahje qëndrojmë fuqishëm edhe sot dhe do qëndrojmë gjithmonë.

Pra, dëshirojmë të informojmë opinionin se mbështetja e BFIM nuk ka fare të bën me rastin e gazetarit Kashogi dhe me zhvillimet që pasuan, sepse Institucioni ynë është kryekëput fetar dhe nuk merret me çështje të sferave të tjera dhe nuk ka kurrfarë pretendime të implikohet në qëndrimet dhe orientimet politike të asnjë shteti.

Shpresojmë se ky sqarim është i mjaftueshëm për t’u shpjeguar përpara opinionit tonë për keqinterpretimet dhe sajesat e mundura lidhur me rastin Kashogi”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Ndryshe, muaj më parë, familja mbretërore solli vendim për rritjen e sigurisë në vendet e shenjta në Meke dhe Medine pas tentim sulmit në këto vende. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments