Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniReagon Aleanca për Shqiptarët: Larg duart nga Bashkësia Islame, ky institucion i...

Reagon Aleanca për Shqiptarët: Larg duart nga Bashkësia Islame, ky institucion i takon popullit

BFI është një institucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për mijëra besimtarë myslimanë, dhe si tillë duhet të jetë autonom. Fatkeqsisht politika vazhdon ti fus duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë Bashkësi.

Kreu i BFI-së dëshmoi me gojën e tij se paska qenë i instrumentalizuar nga politika një kohë të gjatë dhe si i tillë nuk e meriton të mbaj më pozicionin që ka. Ndërsa vendimi i gjykates ndërmjet dy cikleve zgjedhore të bën të dyshosh se përsëri qëllimi është instrumentalizimi për qëllime politike i këtij institucioni.

Aleanca për Shqiptarët insiston që rasti të zbardhet dhe opinioni te informohet drejt. Ju përkujtojmë se Bashkësia Fetare Islame është insitucion që i përket popullit dhe sështë vegël partishë dhe qëllimesh politike.

Shpresojmë shumë që ky insitucion do të gjej forcën për të bërë ndryshimet e duhura dhe të domosdoshme, pa u bërë instrument i një strategjie të errët të ndonjë partie politike që kërkon të komandojë edhe Zotin!

Aleanca për Shqiptarët

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments