Aleanca për Shqiptarët përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme për rastin ,,Monstra” dhe inkurajon organet e drejtësisë që të punojë për zbardhjen e të gjitha rasteve të montuara me qëllimë që fajtorët e vërtet të dalin para drejtësisë.
Aleanca gjithashtu shprehë kënaqësinë që të akuzuarit pas një golgote përballë një sistemi gjyqsorë të kapur nga regjimi i kaluar VMRO-BDI,sot i kthehen familjeve dhe më të dashurve të tyre.
Aleanca si pjesë e Qeverisë është një hallkë e fortë në proçesin e reformave gjithpërfshirse të vendit tonë dhe kontributi jonë është në drejtim të zbardhjes së të gjitha rasteve të montuara dhe lirimin e të gjithë të pafajshmëve.
Aleanca për Shqiptarët konsideron se ndryshimi ka filluar të vijë dhe po jepen sinjalet e para të shtetit të së drejtës,dëshmi për këtë janë veprimet e fundit të prokurorisë dhe sot të Gjykatës Supreme lidhur me rastin ,,Monstra”.