Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReagon Aleanca: Agjencioni i ushqimit dhe veterinarisë diskriminues ndaj shqiptarëve

Reagon Aleanca: Agjencioni i ushqimit dhe veterinarisë diskriminues ndaj shqiptarëve


Departamenti i Bujqësisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon lidhur me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë i cili institucion ka në kompetencat e tij: kontrollin dhe sigurinë e ushqimit me origjinë jo shtazore dhe ushqimin me origjinë shtazore si dhe (kontrollin dhe sigurinë e ujit si ushqim), si atij që importohet dhe prodhimit vendor, si dhe kompetencat që janë të lidhura me shërbimet veterinere, të gjitha këto aktivitete të lidhura me qëllim të prevenimit dhe ruajtjes së shëndetit publik të popullsisë në vend.

Agjencia е Ushqimit dhe Veterinarisë është formuar si institucion në vitin 2011 dhe i jep përgjegjësi drejtpërdrejtë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, është formuar si institucion nga bashkimi i dy drejtorive: Drejtoria Ushqimit që ka qenë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtoria e Veterinarisë që ka qenë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë nga themelimi i sajë është duke u bërë diskriminim i vazhdueshëm ndaj Shqiptarëve, në vitin që u bë bashkimi i dy drejtorive Agjencia kishte mbi 15% kuadro Shqiptar. Në këtë moment ky institucion ka më pak se 13% kuadro Shqiptar vetëm si përqindje sepse në poste udhëheqëse nuk ka asnjë shqiptar si rrjedhojë e punësimeve sistematike partiake duke i anashkaluar shqiptarët. Në vijim në hierarkinë udhëheqëse të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë sipas organogramit të këtij institucioni, mund të shihet mospërfillja e shqiptarëve sipas radhës:

– Drejtor Maqedonas nga themelimi deri më sot,
– Zëvendësdrejtor jo shqiptar që kurë ekziston si institucion,
– Katër (4) këshilltarë shtetëror, asnjë shqiptar,
– Nëntë (9) Udhëheqës sektori asnjë shqiptar,
– Nga tridhjeteshtatë (37) njësi, vetëm një shqiptar edhe atë i emëruar para formimit të Agjencisë,
– Inspektorë rajonal në Qytetin e Shkupit asnjë Shqiptar,
– Në vendkalimet kufitare ku bëhet kontrolli i Ushqimit numri i inspektorëve kufitar i papërfillshëm.

Padrejtësia, mospërfillja, anashkalimi i shqiptarëve vazhdon nga të ashtuquajturit reformistët. Mos përfaqësimi i denjë i nëpunësve shqiptarë në hierarkinë institucionale shkon duke u përkeqësuar. Sistematikisht janë hapur konkurse të brendshme për avancim ku kandidatët shqiptarë nuk përfillen pa marrë parasysh përqindjen etnike deklarative që duhet të plotësohet sipas marrëveshjes së Ohrit.

Dy vitet e fundit në qendrën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë si rezultat i demotivimit dhe anashkalimit janë larguar edhe ai numër i vogël i kuadrove Shqiptarë nga diskriminimi i vazhdueshëm që ndodhë në atë institucion që është shumë i rëndësishëm për përditshmërinë e njerëzve sepse ka të bëjë me sigurinë e ushqimit, shëndetin publik veterinar dhe rrjedhimisht është një institucion që në mënyrë preventive merret me ruajtjen e shëndetit publik të popullsisë.

Departamenti i Bujqësisë
Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!