Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReagime pas publikimit të audio incizimit ku ‘Xhaferi” bërtet dhe shan shërbimet

Reagime pas publikimit të audio incizimit ku ‘Xhaferi” bërtet dhe shan shërbimet

Pas publikimit të audio incizimit ku degjohen sharje dhe britma të cilat pretendohet se bëhen nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi drejtuar shërbimeve të Kuvendit, pasojnë reagime në opinion.

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Xhaferi për arsye morale.

VMRO-DPMNE

” Talat Xhaferi është shembull i një politikani primitiv që duhet të jetë e kaluar. Kjo nuk duhet asnjëherë të përsëritet. Ky audio inçizim ku dëgjohet primitizmi i Xhaferit është argument përse LSDM dhe BDI duhet të shkojnë në opozitë dhe përse duhet të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare sa më shpejtë.”

Kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët duke e cilësuar këtë si një sjellje tipike të një regjimi dhe diktature që siç thonë, funksionon vetëm me frikë dhe kërcënime.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Mobing dhe sjellje të tilla ka në shumicën e institucioneve, vetëm se në Kuvend kësaj radhe ju dëgjua zëri. Për një kohë të gjatë, jo vetëm Xhaferi, por edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së i trajtojnë në mënyrë të njëjtë nënpunësit dhe qytetarët, ndërsa shpesh herë tentojnë të trajtojnë kështu edhe deputetët.”

Por kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk mund të komentojë këtë audio inçizim, pasi nuk dihet nëse ai që dëgjohet është Xhaferi ose jo.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

” E pash atë inçizim, por bëhet fjalë për një bisedë në të cilën nuk shihet as kush flet as me kënd flet dhe për këtë arsye nuk mund ta komentoj nëëe Kryeparlamentari flet me dikënd në sallë, nëse ai është i punësuar ose jo. Me të vërtetë nuk mund të jap përgjigje konkrete sepse në inçizim nuk shuher kush flet dhe me kënd flet. Dëgjohet por nuk shihet kush me kënd flet”

Ndërsa nga kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi, theksojnë se ky i fundit nuk do të prononcohet lidhur me këtë çështje. /KlanMacedonia/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!