REAGIM
“Z.Angjushev ,nëse jeni për qasje realiste, bëhuni realist deri në fund : ktheni trasën e autostradës aty ku e ka vendin e saj natyral, autostrada reale është në segmentin : Kërcovë-Strugë”.
Më datë 06.Qershor 2018, mbajti press konference Keshilli ekonomik pranë qeverisë së R.M, në krye me zv.kryeministrin për qështje ekonomike z.Koço Angjushev ,si dhe në praninë e ministrit të financave,atij te transportit dhe lidhjeve ,si dhe ministrit te bujqësisë z.Nikollovski.
Si gjithnjë mungoi i vetmi ministër shqiptar në këtë resor, ai i ekonomisë z.Bekteshi.
Në këtë press u shpalos analiza e të arriturave ekonomike dhe efektet ekonomike për tremujorin e parë të ketij viti, dhe krahasimi me rezultatet e vitit te kaluar në te njëjtën periudhe.
Zoti Angjushev u tregua mjaft optimist gjatë shpalosjes së numrave relative sa i përket rritjes ekonomike sipas sektoreve të ndryshme , duke thënë se kjo rritje dhe trendi i rritjes eshte pozitiv në krahasim me vitin e kaluar, gjë që mbetet per tu parë a do të realizohet deri në fund te vitit, nëse kemi parasysh rritjen e cmimit të pakontrollueshëm të naftes dhe të derivateve të saj.
I vetmi zë i cili ishte negativ sipas z.Angjushev, dhe atë me një rënie drastike ishte sektori i ndërtimit të ulët ( infrastrukturor)prej diku -35 deri -40%.
Dhe e gjithe kjo rënie kishte të bënte me vendimin e Qeverisë për stopimin e disa projekteve infrastrukturore, ndërsa si më të rëndësishmin siq
potencoi zv.kryeministri ishte ndalja e punimeve në segmentin rrugor Kërqovë-Ohër(emërtim zyrtar).
Këtë stopim zv.kryeministri e arsyetoi me qasjen e re që ka vendosur qeveria ndaj ketij sektori, dhe ajo ështe braktisja e qasjes virtuale e realizimit të ketyre projekteve( vetëm për konsum të mbrendshëm politik).
Duhet rikujtuar opinioni publik, sidomos ai shqiptar se pushteti i kaluar VMRO-BDI segmentin rrugor Kërqovë-Strugë si pjesë e Koridorit 8, arriti që ta riorientojë në atë Kërqove -Ohër, duke e shëndruar nga nje projekt paneuropjan ta kthente në një zorë qorre, dhe pa perspektive, dhe sigurisht ekonomikisht të pa levërdishme, vetëm e vetëm që të përfitonte VMRO-ja e atëhershme ndonjë pikë politike më shumë në Ohër.
Lëvizja BESA , inkujaron dhe përgëzon zv.kryeministrin në artikulimin e kësaj qasjeje të re duke kaluar nga ajo virtuale në atë reale.
Dhe i bën thirrje qe te jete realist deri fund dhe këtë segment rrugor ,i cili realisht eshte pjese e Koridorit 8, ta ktheje aty ku e ka vendin, në shtratin e saj natyral , në hartën e rrugëve paneuropjane duke lejuar të përfundojë nga Kërqova në Strugë ,dhe nëpërmjet Strugës ,nga Shqipërija të përfundojë në portet drejt Italisë dhe Europës.
Vetëm në këtë mënyre kjo rrugë do jete e leverdishme, dhe se bashku me hekurudhën dhe gazjellësin do te ishte pranë realitetit dhe nevojave të qytetarëve me shumicë shqiptare,të cilët janë po aq taksapagues, sa qytetarët e tjerë në vend.
Ajo që ra në sy dhe që tregon realitetin i hidhur se kush eshte kush ketu në R.M, ishte mungesa e ministrit të vetëm shqiptar në resoret ekonomike, mungonte ministri e ekonomisë z.Bekteshi.
Kjo simbolikë ,pra kjo mungesë dëshmoi dhe njëherë se shqiptarët edhe në këtë qeverisje mbeten të papërfaqësuar,kur kemi të bëjmë me mirëqenjen ekonomike, realizimin e projekteve infrastrukturore dhe ngritjen e standardit jetesor të shqiptarëve.
Mbase edhe po te ishte prezent ministri i ekonomisë , nuk ndryshonte gjë.
Pasi ato aty kanë qënë 16 vite dhe skanë sjellur asnje vlere të re të shtuar në ekonominë shqiptare.
Lëvizja BESA-Strugë
09.06.2018.