Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRasti Kumanova: Dy vjet e gjysmë qëndrova në burg duke mos e...

Rasti Kumanova: Dy vjet e gjysmë qëndrova në burg duke mos e ditur se për çfarë më akuzojnë

Besnik Ajdini, Fazli Osmani dhe Besnik Bajrami lëshuan burgun e Shutkës kur për plot dy vjet e gjysmë qëndruan duke pritur fjalën përfundimtare të Gjykatës për rastin e Kumanovës. I liruari tjetër nga të gjitha akuzat Ibrahim Murtezani nga Haraçina ka qenë në arrest shtëpie.

Të sapo liruarit kërkojnë zbardhjen e të vërtetës për lagjen e trimave.Dy vjet e gjysmë jam këtu dhe e ndjej vetën shumë keq, lag familjes larg fëmijëve. Gardianët kanë qenë korrekt- tha i liruari Besnik Ajdini.

“Kur më kanë arrestuar nuk e dijë pse më kanë arrestuar, dy vjet e gjysmë jam duke qëndruar këtu duke mos e ditur se për çfarë më akuzojnë , më akuzonin si ndihmës terroristë, unë si kam njohur aspak as grupin e parë as të dytin dhe skam pas asnjë lidhje dhe për dy telefonata kam qëndruar dy vjet në burg , dhe ato telefonata I kam me të familjes dhe skam asgjë për rastin e familjes , dhe unë kisha apeluar që edhe grupin e parë që e kanë dënuar tetë persona me burg të përjetshëm të zbardhet rasti”- tha i liruari tjetër Fazli Osmani.

Të sapo liruarit u pritën nga familjarët e tyre të cilët u shprehën të lumtur që drejtësia triumfoi për të afërmit e tyre.

“Këto dy vjet e gjysmë kanë qenë shumë të vështira për mua dhe familjen dhe e kemi ditur se është i pafajshëm, një preson i pafajshëm me qëndruar është shumë më vështirë se çdo herë e ka pyetur pse jam këtu , se ka ditur as për çfarë është , ky lajm është tepër i mirë për ne kjo për ne është dita ma e mirë , sidomos për nënën dhe fëmijët që sot janë tepër të lumtur”- tha Luljeta Ajdini, bashkëshortja e Besnik Ajdinit

Vëllai im është marrë padrejtësisht dhe e kemi ndjerë mungesën sidomos fëmijët , kërkoj që babi dhe shokët të lirohen padrejtësisht me burgun më të rëndë burg të përjetshëm dhe vështirë e kemi pasur- tha Hikmete Osmani, motra e Fazli Osmanit.

Besnik Ajdini ishte arrestuar më 9 maj ditën kur po zhvilloheshin luftimet në lagjen e trimave, në momentin kur ai me fëmijët dhe bashkëshorten e tij kishin lëshuar shtëpinë. Tre të liruarit tjerë Fazli Osmani, Besnik Bajrami dhe Ibrahim Murtezani ishin arrestuar më 15 shtator të 2015 gjatë aksionit policor “Rrufeja”, nën dyshimin e dhënies së logjistikës për grupin e armatosur. Për luftimet në lagjen e trimave në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, Gjykata dënoi me 746 vjet burg gjithsej 34 persona, tetë prej të cilëve me burg të përjetshëm, transmeton Alsat-M.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments