Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRastet e reja me Covid në rënie, numri i viktimave mbetet ende...

Rastet e reja me Covid në rënie, numri i viktimave mbetet ende i lartë

Ndërsa numri i rasteve të reja në vend prej javësh vazhdon të bjerë, ai i viktimave vazhdon të mbetet ende i lartë. Kështu gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 3.337 teste dhe janë regjistruar 399 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 197 në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1348 pacientë, njofton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 21 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6740. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.052 raste, prej të cilëve 175.496 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 10.816 raste aktive me virusin Korona.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments