Dje në Strugë në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë profesor Ramzi Nushi. Ai ishte një nga doajenët e skenës muzikore në vendin tonë dhe një nga bartësit kryesorë të jetës kulturore në qytetin e Strugës. Si mësues muzike, ai la trashëgim breza të tërë talentesh muzikore. Gjatë karierës së tij ai ka punuar në shkollën fillore “J.B.Tito”.
Ishte ndër themeluesit e festivalit “Këngë Jeho”, udhëheqës artistik i SHKA “Dr.Ibrahim Temo”, një ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Shoqatës së muzicientëve shqiptar në Maqedoni. Poashtu, gjatë karierës së tij, ai ka krijuar mbi 30 këngë të ndryshme, ka qënë anëtar jurie në shumë manifestime muzikore, dhe është autor i librit të muzikës për klasën e VIII të shkollës fillore. Krahas punës dhe aktiviteteve tjera, ai ka eduluar dhe mësuar shumë nxënës në instrumente të ndryshme sidomos në fizarmonikë.
Shkolla Shteterore e Muzikes