Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRamkovski: Sot 25 nëntori, shënojmë ditën e lirimit të A1

Ramkovski: Sot 25 nëntori, shënojmë ditën e lirimit të A1

Sot në objektet e ish Televizionit “A1” “A2” dhe mediave tjera, është shënuar dita e lirimit të Televizionit A1, e cila ishte kapur dhe uzurpuar nga policia, me presion të qeverisë
Shumë të punësuar që kanë qenë pjesë e TV A1, ju kishin përgjigj pozitivisht thirrjes së drejtorit të ish TV A1 Velia Ramkovski. Ky i fundit ju bëri thirrje të gjithë të punësuarve që ta vizitojnë nga brenda televizionin, e cila ishte në një gjendja të mjerueshme, dhe e shkatërruar në tërësi. Kurse pas vizitës, ish drejtori i TV A1 Velia Ramkovski para të pranishmëve mbajti një fjalim të shkurtë, ku i falënderoj për përkrahjen që i kanë dhënë çdo herë këtij televizioni.

“Jam shumë krenar që sot, pra pas 7 viteve po shihemi prapë. Para këtij televizioni më arrestuan, dhe më ndanë nga ju, ndërsa sot me 25 nëntor, pikërisht para këtij televizioni po takohemi prapë. Të qëndrosh në burg 7 vite, sigurisht se është një periudhë e gjatë e cila më pas nuk të lë shumë energji për të menduar për gjëra të tjera, por unë mund t’ju them nga këtu se Velia Ramkovski është më i fortë se çdo herë tjetër. Andaj kërkoj që kjo datë 25 nëntor të festohet si lirim i televizionit. Me këtë po ashtu po i drejtojmë një porosi ish kryeministrit Nikolla Gruevski se Velia Ramkovski doli në liri, edhe atë më i fortë sesa asnjëherë më parë, dhe me këtë dua të tregoj se Ramkovski nuk mposhtet”, tha Ramkovski para të pranishmëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!