Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiRamis Merko:Jam kërcënuar

Ramis Merko:Jam kërcënuar

Pasi ka marrë kërcënime me jete kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko të enjten me një letër të shkruar ka njoftuar se heq dorë nga ingerencat e tij në urbanizëm, dhe kërkoi që Qeveria të filloi të menaxhojë me qytetin e Strugës, informon gazeta KOHA.

Merko në linjë telefonike për TV 24 ka konfirmuar se ka marrë kërcënime me jetë, dhe se të njëjtat i ka paraqitur në polici, ndërkohë që për letrën dërguar kryeministrit Zoran Zaev, se heq dorë nga ingerencat nuk ka dashur të flasë, transmeton gazeta KOHA.

Në letrën Merko informon kryeministrin Zoran Zaev se me qëllim të aplikimit të Ligjeve, të gjitha ingerencat e Komunës për planifikime hapësinore, leje ndërtimi dhe dhënien e koncensioneve si dhe në pjesën e zbatimit të rekomandimeve të UNESKO-s ia delegon Qeverisë.

Në letër midis tjerash shkruan se ky vendim është rezultat i fushatës së egër dhe agresive që po bëhet ndaj qytetit të Strugës dhe kryetarit të komunës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se ka pasur paraqitje për kërcënim verbal ndaj kryetarit të Strugës, Merko, por se rasti tanimë është zbardhur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments