Kryeministri Edi Rama gjatë forumit në Forumin e Diplomacisë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ka dhënë një intervistë për televizionin turk A Haber në lidhje me luftën në Ukrainë dhe për largimin e milionave ukrainas drejt vendeve europiane.
Rama e ka cilësuar luftën në Ukrainë një tragjedi, ndërsa nuk ka ngurruar të lëshojë një koment ironizues në lidhje me faktin se si do të priten ukrainasit nga Europa.
Në pyetjen e gazetares: “Shumë njerëz u detyruan të iknin nga Ukraina në vendet evropiane. A keni edhe ju një plan?”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj: “Mendoj se do të jenë mirë. Sepse nuk janë myslimanë. Prandaj gjendja e tyre do të jetë e mirë”. Kjo përgijgje e tillë është komentuar nga media turke si suprizuese, pra diçka e papritur për kanalin turk Haber 7com.