Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriRama premton të sjellë në Shqipëri “Formula 1”

Rama premton të sjellë në Shqipëri “Formula 1”

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të sjellë në Shqipëri “Formula 1”.

Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri në edicionin e parë të panairit të makinave në vendon tonë duke thënë se do të vijojnë punën për autoparkun e Elbasanit.

“Dua të ftoj të vijnë ta vizitojnë këtë hapësirë ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët, të gjithë fëmijët e të gjitha moshave dhe për të kaluar disa orë krejt ndryshe në një Tiranë që është gjithmonë e më e pasur me aktivitete dhe ky ka profil më të veçantë. Ndërsa do të vijojmë punën për autoparkun e Elbasanit, një sipërfaqe më të madhe se ajo ku zhvillohet panairi dhe shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme na frymëzon dhe na jep besim që të shkojmë përpara. Askujt nuk ia kishte prerë mendja se do të kishim një finale europiane në futboll dhe e patëm. Nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr tjetër si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri deri te Formula 1 në një postë që do të ketë të gjitha karakteristikat sepse është bërë në bashkëpunim të ngushtë me FIA, federata e cila mbulon Formula 1”, tha Rama.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments