Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniRadikali Sheshel nuk fiton asnjë deputet, nervozohet nga humbja dhe nuk del...

Radikali Sheshel nuk fiton asnjë deputet, nervozohet nga humbja dhe nuk del para mediave

Milan Damjanoviq nga Partia Radikale Serbe tha sonte se kjo parti nuk e kaloi pragun zgjedhor dhe për këtë fajësoi partinë SNS të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ky ishte plani i vetëm i përfaqësuesve të qeverisë për të dëbuar Partinë Radikale Serbe nga parlamenti me çdo kusht, sepse në periudhën e kaluar ne treguam se ishim e vetmja parti e fortë e opozitës ndaj regjimit përparimtar,” tha Damjanoviq, ish-deputet në legjislaturën e kaluar.

Ai në një konferencë për media njoftoi se SRS do të luftojë si parti jo parlamentare në periudhën tjetër.

Mediat raportojnë se lideri i SRS, Vojisllav Sheshel, ishte zemëruar për shkak të rezultateve dhe nuk pranoi të marrë pjesë në konferencë.

Sipas rezultateve preliminare, SNS e Aleksandar Vuçiq ka fituar 63 për qind të votave në zgjedhjet e sotme në Serbi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments