Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQytetarët prej orës 16:00 në karantinë 85-orëshe

Qytetarët prej orës 16:00 në karantinë 85-orëshe

Sot pasdite në orën 16 fillon ora policore 85-orëshe për të gjithë qytetarët në territorin e gjithë shtetit.

Ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë festës ortodokse Pashkët, do të zgjasë deri më 21 prill të vitit 2020 (e martë) deri në orën 05:00.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i intensifikojë kontrollet rreth tempujve fetarë gjatë festës.

Prej dje në orën 16:00 deri në orën 05:00 të martën më 21 prill është e ndaluar lëvizja dhe grupimi në të gjitha parqet, pushimoret, vendet për rekreacion në parqet nacionale dhe pyjet, si dhe uikend lagjet.

Për personat mbi moshën 67-vjeçare mbetet aktive ndalesa gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00. Të hënën, më 20 prill, për këto dhe për të gjithë qytetarët tjerë ka ndalesë të plotë.

Për të gjithë personat deri në 18 vjet mbetet aktive ndalesa e lëvizjes gjatë të gjitha ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Të hënën, 20 prill, për këta dhe për të gjithë personat tjerë ka ndalesë të plotë.

Për aktivitetet bujqësore, është e lejuar lëvizja në kuadër të territorit (atarit) të fshatit, vetëm për nevojat e punës.

Barnatoret do të punojnë pandërprerë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë përgatiti plan për punë të papenguar edhe të institucioneve shëndetësore.

Përjashtimet nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësorë, dhe për marketet dhe restorantet të cilët bëjnë dërgimin e produkteve, me çka ata angazhimet e tyre do t’i realizojnë pandërprerë.

Nga ndalesa janë përjashtuar edhe personat me nevoja të veçanta me shoqëruesit e tyre. Që ta realizojnë këtë të drejtë, për këta persona nuk do të jepen leje të posaçme dhe mjafton vetëm që me vete të kenë vërtetim të cilin do të duhet t’ua tregojnë nëpunësve të policisë nëse për këtë paraqitet nevoja.

Kryeministri Oliver Spasovski dhen ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në vigjilje të festave të Pashkëve u bënë thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi, të rrinë në shtëpi, të mos grumbullohen dhe rreptësisht t’i respektojnë masat mbrojtëse, veçanërisht distancën fizike prej dy metrave, që të pengohet përhapja e virusit korona.

Kompetentët thanë se po hyjmë në fazën më kritike të epidemisë ku numri i të diagnostikuarve të rinj pritet që të rritet, por nuk guxojmë të lejohet që ai numër në mënyrë shtesë të rëndohet dhe të jepet mundësi më tutje, për dy javë prej tani, për shkak të grupimeve të paraqiten pacientë të rinj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments