Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria gjermane “këputë” shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit

Qeveria gjermane “këputë” shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit

Të hënën qeveria gjermane u tregua e rezervuar lidhur me përpjekjen e re të Komisionit Evropian që prezantohet të martën në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025.

Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se “e qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre”. Seibert u shpreh se “nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë”, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën. Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.

Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal. “Por veçanërisht müssen që grindjet të zgjidhen para anëtarësimit”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane./DW/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments